Bota
5 punët e krijuara nga Inteligjenca Artificiale
Doni të bëni karrierë në teknologjinë me rritjen më të shpejtë në botë? Këto janë pesë fusha të reja potenciale pune që vijnë në Evropë në dritën e EU AI Act
Është folur shumë për vendet e punës që do të humbasin apo do të ndryshojnë me zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, por është folur pak për profesionet e reja që mund të krijohen në Evropë falë saj.
Evropa po shfaqet avangardë në lidhje me IA, me Parlamentin Evropian që sapo ka miratuar EU AI Act (ligji evropian për Inteligjencën Artificiale), grupi i parë i rregulloreve në botë për kompanitë që punojnë mbi teknologjitë e IA.
Këto janë pesë fusha të reja potenciale pune që vijnë në Evropë në dritën e EU AI Act, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
- Inxhinier i Inteligjencës Artificiale
Inxhinieri i Inteligjencës Artificiale zhvillon, programon dhe trajnon algoritmet e IA, në mënyrë që “të funksionojnë si truri i njeriut”, sipas një përkufizimi të Microsoft.
Në faqen e vet në internet, Microsoft shkruan se profesionistët e interesuar për këtë rol duhet të zotërojnë aftësitë në fushën e zhvillimit të software, programimit, data engineering (shkencës së të dhënave) dhe data engineering (inxhinierisë së të dhënave).
Raporti i LinkedIn 2024 “Job Market Prospects for Europe” zbuloi se inxhinierët e IA janë ndër profesionet me rritjen më të madhe në Itali dhe Zvicër, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Raporti tregon se kandidatët e të dy vendeve duhet të zotërojnë aftësi të computer vision, machine learning dhe të gjuhës natyrore për të pasur sukses në këto role.
- Inxhinierët Prompt
Prompt Engineer, të quajtur ndryshe “përkthyes të IA” nga shoqëria e rekrutimit të personelit “Protiviti”, bëjnë të mundur që njerëzit të komunikojnë mirë me IA. Ata përsosin udhëzimet që u jepen modeleve të mëdha gjuhësore (LLM) si ChatGPT i OpenAI për t’u siguruar që IA u jep atyre përgjigjet më të sakta të mundshme.
Sipas një parashikimi të kompanisë britanike “Robert Half”, prompt engineer mund të shkruajnë gjithashtu përshkrime më të detajuara për ChatGPT, në mënyrë që të zhvillojnë diçka më të përshtatshme për nevojat e biznesit. “Prompt Engineer është një ekspert i IT dhe një analist biznesi në një figurë të vetme”, deklaroi Christian Schmitz, konsulent rekrutimi në “Robert Half”.
“Përveç njohurive teknike, ai duhet të zotërojë edhe aftësitë e komunikimit dhe ato analitike”.
- Analist i sigurisë kibernetike me IA
Ashtu si inxhinieri i Inteligjencës Artificiale, analisti i sigurisë kibernetike / analisti i operacioneve të sigurisë është një nga profesionet me rritjen më të shpejtë në Evropë, sipas parashikimeve të LinkedIn për vitin 2024.
Kjo është veçanërisht e vërtetë në Gjermani, Itali, Suedi dhe Holandë. Analistët e sigurisë kibernetike vendosin standarde sigurie, identifikojnë dhe vlerësojnë faktorët e rrezikut dhe zbulojnë dobësitë brenda biznesit apo kompanive për t’i mbrojtur nga sulmet e jashtme kibernetike.
Edhe pse nuk flitet domosdoshmërisht për një profesion të ri, i krijuar për shkak të IA, Sebastian Mayer nga “Protiviti” tha se ata që kanë përvojë në IA do të jenë të favorizuar. “Ekziston gjithnjë rreziku që sasia e madhe e të dhënave që vijnë nga IA të bjerë në duar të paautorizuara”, deklaroi Mayer.
“IA nuk do ta transformojë në thelb sigurinë kibernetike… por zhvilluesit e IA që marrin në konsideratë aspektet e sigurisë do të jenë veçanërisht të kërkuar”.
- Specialist apo këshilltar në teknologjinë IA
Komisioni Evropian po punëson këshilltarë – apo siç i quajnë ata – specialistë të teknologjisë të IA – në Luksemburg dhe në Belgjikë. Kjo lëvizje vjen një javë pas miratimit të EU AI Act (Akti i BE-së mbi IA), kuadri i parë ligjor në botë për të trajtuar rreziqet dhe mundësitë për teknologjinë e re.
Përshkrimi i pozicionit të punës, i publikuar nga Zyra Evropiane për IA, parashikon që specialistët teknologjikë të zbatojnë dhe të mbikëqyrin “rregulla të reja për modele të IA për qëllime të përgjithshme” dhe të zhvillojnë “kodet më të fundit të praktikës” për mënyrën se si do të përdoret IA. Komisioni Evropian po kërkon posaçërisht kërkues informatikë, informaticienë, inxhinierë softuerësh dhe të dhënash me përvojë në IA për këto role.
- Përgjegjës për etikën i IA
Sipas “Robert Half”, Ethics Officers (përgjegjësit për etikën) duhet të sigurohen që përdorimi i IA në procesin e rekrutimit apo ndikimi i saj te punonjësit të jetë i drejtë dhe i ekuilibruar. Projekti SHERPA, një grup ekspertësh nga 6 vende europiane, këshilloi, para EU AI Act, që Bashkimi Europian të punësojë përgjegjës të etikës së IA (AI Ethics Officer) “për të mbikëqyrur etikën e IA brenda organizatave”.
Studimi këshillon që përgjegjësit e etikës së IA duhet të jenë pozicione të brendshme që “ndërthurin njohuritë shkencore dhe teknike me vetëdijen etike dhe të drejtave të njeriut”, kur japin këshilla për përdorimin e sistemeve të IA. Sipas mendimit të tyre, roli duhet të jetë i pavarur dhe i aftë të flasë në raste problemesh.
Roli do të dukej i ngjashëm me një përgjegjës të mbrojtjes së të dhënave ose një përgjegjës të etikës – pozicione që ekzistojnë tashmë brenda kornizës së Komisionit Evropian, Parlamentit dhe organeve të tjera.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor