Kosova
5 familje strehohen në ‘Vali Ranch’
Të mërkurën në mbrëmje kanë mbërritur 5 familje nga Shqipëria në ‘Vali Ranch’
Është bërë e ditur se resorti “Vali Ranch” në Gjilan ka shprehur gatishmërinë të ofrojë strehim për katër familje në hotelin e tyre si dhe të mërkurën në mbrëmje ky resort ka dërguar ndihma në veshmbathje dhe ushqime për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Meqenëse Fehmi Fetahi, pronar i resortit “Vali Ranch”, i cili gjithmonë ka treguar anën humane, edhe kësaj radhe ka treguar shpirtin e tij të madh për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Po ashtu, ky resort më i madhi në rajon, ka ofruar strehim për katër familje, kurse të mërkurën në mbrëmje kanë dërguar me kamion ndihma në veshmbathje dhe ushqime.”Vëllezër dhe motra nga Shqipëria, shtëpia jonë është edhe shtëpia juaja. Jeni të mirëseardhur të strehoheni në hotelin “Vali Ranch” që ndodhet në fshatin Përlepnicë, kemi kapacitet për katër familje”, thuhet në njoftimin e këtij resorti.
Gjithashtu, Fehmi Fetahu tha për rajonipress se kjo tragjedi në Shqipëri është gjithëkombëtare dhe të gjithë duhet të mobilizohen për të ndihmuar e përkrahur në forma të ndryshme familjet e prekura nga tërmeti.
Ndryshe të mërkurën në mbrëmje veç kanë mbërritur 5 familje nga Shqipëria dhe pritet të akomodohen në resorin “Vali Ranch”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026