Fotolajmi
5 euro për të hyrë në BE
Në këtë tarifë pritet të përfshihen edhe qytetarët e vendeve të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi
Komisioni Evropian pritet këtë të mërkure të propozojë një tarifë prej 5 euro për të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë drejtë vendeve të BE-së, e që nuk kanë nevojë për viza. Në këtë tarifë pritet të përfshihen edhe qytetarët e vendeve të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi.
Komisioni Europian ka bërë me dije se këto leje që do të merren në sistemin online “ETIAS” nuk nënkupton regjim të vizave, por vetëm një kontroll, për të parë se kush po hyn në BE.
Një sistem të ngjashëm e kanë edhe SHBA-të.
Siç u tha nga Komisioni, në rastet kur nuk ka elemente që tregojnë nevojën për kontrolle të mëtejme, licenca “online” për të udhëtuar në Schengen lëshohet automatikisht, pas disa minutash pasi ta keni kryer kërkesën.
Mjafton të mos keni dosje kriminale dhe do të mund të aplikoni në këtë “biletë online”, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa për plotësimin për leje nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta të dokumenteve që nevojiten për një pasaportë.
Licenca do të jetë e vlefshme për pesë vjet dhe do të vlejë për shumë udhëtime, ku do të kushtojë pesë euro, kurse personat nën moshën 18 vjeçare nuk do të mund të paguajnë.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë