Shkurt.ch
5 banka dënohen në Zvicër me 90 milionë franga
Barclays u gjobit me 27 milionë franga, Citigroup me 28.5 milionë franga, JPMorgan me 9.5 milionë franga, MUFG Bank me 1.5 milionë franga dhe RBS 22.5 me milionë franga
Pesë banka të rëndësishme janë gjobitur me një total prej 90 milionë franga zvicerane për bashkëpunim me platformën e këmbimeve valutore me shumë miliardë dollarë, tha autoriteti i konkurrencës së Zvicrës.
Gjobat zvicerane vijnë në krye me rreth 1.07 miliardë euro të totalit të gjobave të dhëna nga Bashkimi Evropian muajin e kaluar.
Barclays, Citigroup, JP Morgan dhe Royal Bank of Scotland u dënuan të gjithë nga autoriteti zviceran, i njohur si WEKO.
Ai gjeti “disa marrëveshje anti-konkurruese midis bankave në tregtinë e spoteve të këmbimit valutor”.
Gjithashtu pjesë e listës ishte dhe MUFG Bank i Japonisë për pjesën e saj në mashtrimet që përfshinin tregtarët që koordinonin aktivitetet e tyre nëpërmjet biseda online (chatrooms).
Tregtarët nga Barclays, Citigroup, JPMorgan, Banka Mbretërore e Skocisë dhe UBS morën pjesë në të ashtuquajturin kartelë “Tre mënyrat e banana-split” nga 2007 në 2013, tha WEKO, transmeton ‘Scan’.
Pjesëmarrësit në kartelën ‘Essex express’ që u zhvilluan nga 2009 në 2012 ishin tregtarë nga Barclays, MUFG Bank, RBS dhe UBS, përcjell albinfo.ch.
Konkretisht Barclays u gjobit me 27 milionë franga, Citigroup me 28.5 milionë franga, JPMorgan me 9.5 milionë franga, MUFG Bank me 1.5 milionë franga dhe RBS 22.5 me milionë franga, përcjell albinfo.ch.
UBS nuk u dënua për shkak se u zbuloi kartelat autoriteteve të konkurrencës i pari, ndërsa një hetim është ende në proces për Credit Suisse.
WEKO tha se kishte mbyllur hetimet për Julius Baer dhe Zuercher Kantonalbank. “Credit Suisse po vazhdon të bashkëpunojë plotësisht me procesin e hetimit të WEKO dhe synon të kundërshtojë fuqishëm substancën e akuzave”, tha një zëdhënës i bankës zvicerane.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës