Integrimi
5.5 vjet burgim dhe 6 vjet dëbim për kosovarin: ka therur bashkatdhetarin
I akuzuari është shpallur fajtor për tentativë për tentimvrasje me dashje. Ai është dënuar me 5.5 vjet burgim dhe me dëbim nga Zvicra për gjashtë vjet
Në një debat të nisur mes një 32-vjeçari dhe një të njohuri të tij, në një parking, njëri prej tyre godet tjetrin me thikë në gjoks, duke i shkaktuar plagë të rënda. Viktima u desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent.
Gjykata e Qarku e St.Gallen-it e ka shpallur autorin fajtor për tentimvrasje me dashje.
Debati mes dy shtetasve kosovarë, të cilët njihen që nga fëmijëria, ka ndodhur në korrik të vitit 2020, transmeton albinfo.ch. I padituri 32-vjeçar është akuzuar në gjykatë se i ka shkaktuar me thikë kuzhine kundërshtarit të tij lëndime të rrezikshme për jetën.
Sipas aktakuzës, në një operacion emergjent, viktimës i është dashur t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së lënduar, shkruan tagblatt.ch. Përveç kësaj, atij i është prerë muskuli i majtë i trapezit, i është thyer një brinjë dhei është lënduar pleura.
Të dy personat u takuan përsëri në Gjykatën e Qarkut, në St.Gallen, gjatë procesit gjyqësor.
Kryetari i trupit gjykues fillimisht e mori në pyetje viktimën. Ai është shprehur se në një pijetore në St.Gallen, nga i akuzuari kishte marrë SMS telefonikë me sharje nëne dhe fyerje të rëndë, transmeton albinfo.ch. Ata kishi dalë pastaj jashtë për të sqaruar çështjen.
Para se të plaste sherri fizik, dikush kishte ndërhyrë dhe ai (viktima e ardhshme) është larguar nga vendi. Sipas deklaratave të tij, ai më pas ka shkuar me të afërm dhe kolegë në vendbanimin e të akuzuarit në perëndim të qytetit St.Gallen për të zgjidhur çështjen në mënyrë paqësore. Por, aty, në parking ai e ka sulmuar menjëherë me thikë.
I akuzuari ka deklaruar se nuk ka dashur ta lëndojë të njohurin. Ai kishte dërguar lajme “të këqija” me SMS, por në fakt bëhej fjalë më shumë për argëtim.
Sipas tij, në kulturën e tyre të prejardhjes, fjalë të tilla këmbehen mes kolegëve, miqve, pa qëllim të keq, përcjell albinfo.ch. Por, shoku i tij kësaj herë qe ndjer i fyer dhe e kishte goditur tri herë në kokë.
Kur ai qe kthyer në shtëpi e kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë se do ta vrisnin. Më në fund, shoku, bashkë me tre të tjerë kishin ardhur në parkingun përballë shtëpisë së tij. I kërcënuar dhe dhunuar verbalisht, atë e ka zënë paniku. Dhe kështu ka ndodhur goditja me thikë.
Dëmshpërblim prej 40 000 frangash
Prokurori ka kërkuar që i akuzuari të shpallet fajtor për tentimvrasje me dashje dhe lëndim të rëndë trupor dhe për këtë të dënohet me shtatë vjet burg. Po kështu, ai, sipas prokurorit, duhet të dëbohej nga vendi për një periudhë dhjetëvjeçare.
Nga këndvështrimi i prokurorisë nuk ka ndonjë motiv të qartë për aktin. Sipas deklaratave të të akuzuarit dhe të dëshmitarëve, të dy kanë pasur marrëdhënie të mira paraprakisht.
Viktima i është referuar të akuzuarit si dajë. Kjo tregon se ai ishte mbi të tjerët në hierarki.
Shoqëruesit e viktimës kanë dëshmuar se ata tashmë ishin duke u kthyer në makinë kur i akuzuari kishte goditur me thikë.
Përfaqësuesja ligjore e paditësit privat ka kërkuar që klientit të saj t’i jepet dëmshpërblim. I akuzuari është sjellë në mënyrë fyese, provokuese dhe agresive ndaj viktimës. Si pasojë afatgjatë, klienti i saj ka pësuar humbje të përhershme të forcës në krahun e majtë dhe një dëmtim të konsiderueshëm të kapacitetit të mushkërive.
Mbrojtja kërkon shfajësim
Avokatja mbrojtëse ka kërkuar lirimin e plotë nga akuzat. Nëse i akuzuari megjithatë dënohet, ai duhet te marrë në maksimum dy vjet burgim me kusht, përcjell albinfo.ch. Ndërsa dëbimi nga Zvicra duhet të shmanget në çdo rast. Klienti i saj është ndjerë i sulmuar. Ai është përballur me një numër të madh sulmuesish. Pra me këtë rast ka qenë në vetëmbrojtje. Deklarata e viktimës se donte ta zgjidhte çështjen e ofendimeve në mënyrë paqësore është e pabesueshme. Për ta bërë këtë, ai nuk kishte përse të thërriste tre persona të tjerë për të shkuar bashkë tek i akuzuari.
Gjykata e Qarkut të St.Gallen-it ka shpallur vendimin me shkrim.
Ajo e ka shpallur fajtor të akuzuarin për tentativë për vrasje me dashje dhe e ka dënuar atë me 5.5 vjet burgim, transmeton albinfo.ch. Po kështu, i dënuari duhet të largohet nga Zvicra për gjashtë vjet. Dëbimi është shkruar në Sistemin e Informacionit Shengen.
Ai duhet t’i paguajë viktimës një sadisfaksion prej 10.000 frangash. Shpenzimet procedurale prej rreth 43,000 frangash janë po ashtu në kurriz të tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë