Kosova
48 baza ushtarake të Serbisë afër Kosovës, paralajmëron ministri kosovar i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci paralajmëroi rrezik të cenimit të sigurisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Në një intervistë për A2 CNN foli për bazat ushtarake serbe që janë të vendosur përgjatë kufirit, të cilat sipas tij janë një rrezik permanent, përcjell albinfo.ch.
“48 bazat të ushtrisë serbe ekzistojnë përgjatë kufirit. Janë në një distancë nga 300 m deri në 5 km brenda kufirit të Serbisë. Ato përbëjnë kërcënim. Bazat janë të drejtuar armiqësisht drejt territorit të Kosovës dhe janë 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe të vendosura në jug të Serbisë. Këto janë në një distancë të shkurtër nga Kosova. Këto 3 brigada mbështesin 48 bazat operacionale. Këto lloj bazash vendosen në vende ku pritet një invazion. Këto baza presin një moment të volitshëm për Serbinë për të kryer aksione ushtarake, apo për të mbështetur një sulm si ai i Banjskës. Janë dikur 4000 trupa në këto baza, të pajisura me armatim dhe mjete për sulme ushtarake”, tha Maqedonci.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih