Tematike
Sa kushton testi i koronës në Zvicër dhe sa në vendet e saj fqinje?
Çmimet e testit në Zvicër ndryshojnë shumë nga kantoni në kanton. Por si qëndron puna me çmimet e testeve në fjalë në vendet fqinje me Zvicrën?
Ata që duan të udhëtojnë jashtë vendit nga Zvicra, shpesh duhet të kenë një test PCR si provë, veçanërisht kur udhëtojnë me aeroplan.
Përveç kësaj, çmimet për një person privat për t’u testuar ndryshojnë shumë nga kantoni në kanton, shkruan albinfo.ch.
Kështu, sipas SRF, në Spitalin Kantonal të Aargaut për testin PCR duhet pauar 114.50 franga ndërsa në Inselspital në Bernë pagesa është 196 franga, transmeton albinfo.ch. Këtu kemi një dallim çmimi prej më shumë se 70 për qind.
Duhet ditur me këtë rast se Qeveria Federale nuk mbulon kostot e testit PCR për qëllime udhëtimi.
Por, si qëndron puna me çmimet e testeve në fjalë në vendet fqinje me Zvicrën?
Francë:
Kur është fjala për testin PCR, Franca nuk bën asnjë dallim midis vendasve dhe të huajve, testi është falas për të gjithë, në çdo kohë. Pavarësisht nëse mendoni se keni simptoma të koronës ose doni të shkoni me pushime. Madje edhe turistët e huaj mund të marrin testin PCR falas, trasnmeton albinfo.ch. Për ta bërë këtë, shtetit francez i duhet bërë shpenzime të mëdha.
Një test i vetëm PCR i kushton shtetit 43,20 euro. Kështu, testet për 5 milionë turistë do t’i kushtonin Francës 216 milionë euro.
Gjermani:
Një test standard PCR në Gjermani kushton midis 50 dhe 100 euro. Testet janë falas vetëm në Bavari, për njerëzit që banojnë në këtë njësi federale (Land). Edhe turistët trajtohen si udhëtarët vendas që kthehen nga vednet e huaja. Zvicra konsiderohet zonë me rrezik. Kjo do të thotë që përveç regjistrimit dixhital të hyrjes, duhet të dorëzohet një test negativ i antigjenit (jo më i vjetër se 48 orë) ose një test PCR (jo më i vjetër se 72 orë), përcjell albinfo.ch. Kjo mund të ndodhë gjatë hyrjes, në përputhje me rregulloret e vendit të origjinës ose pas hyrjes, në përputhje me rregulloret gjermane. Në Gjermani, shpenzimet duhet t’i paguajnë vetë ata që hyjnë në këtë shtet.
Itali:
Në Itali kujdesi shëndetësor është publik, d.m.th. qytetarët dhe mysafirët nga jashtë nuk duhet të paguajnë asgjë për shërbimet e mjekësore bazë. Kjo përfshin testet PCR si pjesë e gjurmimit të kontaktit. Kur urdhërohen nga departamenti i shëndetësisë, ato (testet) janë falas. Testet molekulare për qëllime private, si ato për udhëtimet jashtë vendit, kushtojnë 50 deri 150 euro, në varësi të rajonit.
Vetëm rajoni i Lazios ka një çmim fiks: 60 euro. Të gjitha rajonet e tjera përcaktojnë çmimet kornizë, të cilave laboratorët privatë duhet tu përmbahen.
Austri:
Një test PCR për njerëzit që janë të regjistruar në Austri dhe janë me qëndrim të përhershëm, është falas. Kushti është që të keni të ashtuquajturën kartë elektronike, d.m.th. të keni sigurim shëndetësor në Austri, transmeton albinfo.ch. Për të huajt, testi ka kushtuar 150 euro në pranverën e vitit 2020, ndërsa në verën e vitit 2020 ishte 120 euro dhe tani është zakonisht midis 80 dhe 90 euro – në varësi të ofruesit.
Të gjitha informatat janë gjithashtu në dispozicion në migesplus: Bëni testin nëse jeni të infektuar?
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane