Lajme
Pilulat antiCOVID mund të jenë gati deri në fund të vitit
“Nëse funksionon atëherë do të jetë një shtesë e dobishme në “armatimin” tonë.
Një medikament eksperimental oral, që mund të trajtojë sëmundjen COVID-19, mund të jetë i disponueshëm deri në fund të vitit, ka thënë Albert Bourla, shef ekzekutiv i gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, në një intervistë për CNBC.
Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore në Mbretërinë e Bashkuar, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se një pilulë orale, edhe pse nuk e zëvendëson vaksinën, mund të jetë “një shtesë e dobishme” në medikamentet për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
“Nëse funksionon atëherë do të jetë një shtesë e dobishme në “armatimin” tonë. Mendoj se janë ende ditët e para. Nga ajo që kam lexuar, ata vetëm se kanë nisur provat e fazës së parë. Po sigurohen që ilaçi të mos jetë toksik dhe të mos shkaktojë efekte anësore”, u shpreh ai.
Profesori Hunter shtoi se pilula është shumë efektive.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit