Jeta në Zvicër

Kantoni Vaud lejon vaksinimin e të gjithë personave mbi 18 vjeç

Përveç kësaj, po në këtë kanton, sot është përuruar qendra e vaksinimit masiv, në qytetin Montreux

Risi në të gjithë Zvicrën: në kantonin Vaud, të gjithë personat mbi  18 vjeçarë tani e tutje mund të regjistrohet për vaksinim, shkruan srf.ch.

Kjo është bërë e mundur falë faktit se ky kanton ka marrë më shumë doza vaksine, thuhet në një njoftim zyrtar nga kantoni Vaud, transmeton albinfo.ch

Përveç kësaj, po në këtë kanton, sot është përuruar qendra e vaksinimit masiv, në qytetin Montreux.

Vaud është kantoni i parë në Zvicër që hap zyrtarisht vaksinimin për të gjithë popullsinë.