Lajme
46 për qind e të rinjve dëshirojnë të braktisin Maqedoninë
Gjysma e nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoni pas përfundimit të shkollës dëshirojnë të braktisin vendin, bën të ditur hulumtimi i Forumit Arsimor Rinor në Shkup .
Rreth 46 për qind e të rinjve që ndjekin shkollat e mesme, shumica prej tyre maqedonas dëshirojnë dhe planifikojnë të braktisin vendin, për shkak se nuk dëshirojnë të kalojnë jetën në vendin e tyre, njofton agjencia e lajmeve INA.
Problemet sociale, ekonomike të tyre dhe familjeve të tyre janë shkaqet e këtij disponimi të të rinjve të shkollave të mesme në Maqedoni. Në rast se do të realizohen këto parashikime apo vendime të të rinjve, atëherë Maqedonia kërcënohet nga një migrim serioz.
“Shqetësuese është shifra që 46 për qind e të rinjve nuk dëshirojnë që gjatë dhjetë viteve të ardhshme të jetojnë në Maqedoni”, theksoi Martin Galevski nga FAR.
Anketa me të rinjtë e shkollave të mesme është realizuar në 13 qytete, ndërsa janë anketuar 3425 nxënës me përkatësi të ndryshme etnike dhe sociale
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane