Lajme
Në këto vende mund të shkoni në pushime nga Zvicra (pothuaj) pa telashe
Udhëtimi në disa vende tradicionale për pushimet e zviceranëve, është i mundur, ndonëse me disa kufizime. Shikoni për detajet
Në kohën kur gjithandej në botë vlejnë rregulla dhe masa të ndryshme për mbrojtje nga korona, turizmi nuk është ndërprerë plotësisht.
Kështu, zviceranët, të etshëm për të kompensuar mungesën e udhëtimeve, të imponuar nga korona prej tashmë një viti, po shikojnë se ku mund të shkojnë, për pushime, pa rrezikuar të futen në karantinë.
Udhëtimi në disa vende tradicionale për pushimet e zviceranëve, është i mundur, ndonëse me disa kufizime. Sigurisht, është e rëndësishme të respektohen rregullat e hyrjes për shtetasit zviceranë në vendin përkatës të udhëtimit. Pastaj, në udhëtimin e kthimit, për në Zvicër, zbatohet lista e BAG e vendeve me rrezik. Turistët tani mund të udhëtojnë në Spanjë, Turqi ose në Egjipt, pa qenë e nevojshme të futen në karantinë, shkruan 20minuten.ch
Spanja
Spanja nuk është më në listën e karantinës të BAG, që nga azhurnimi i fundit, prandaj, trafiku i udhëtimeve në Majorka dhe Ibiza do të vazhdojë të rritet, transmeton albinfo.ch.
Kufizimet e koronës në Ishujt Balearik janë zbutur gradualisht gjatë javëve të fundit. Restorantet dhe kafenetë atje tashmë lejohen të shërbejnë mysafirë. Në hotel, vetëm anëtarët e një familjeje lejohen të ndajnë një dhomë.
Dhe: Rregullat vlejnë deri më 11 Prill. Restorantet mbyllen në orën 17 pasdite, restorantet e hotelit në orën 22:00. Me rastin e hyrjes në Spanjë duhet të tregohet test i koronës Testi PCR nuk bën të jetë më i vjetër se 72 orë, përcjell albinfo.ch. (Me përjashtim të fëmijëve nën dy vjeç.)
Portugalia
Udhëtimi në Portugali është përsëri i mundur pa pasur nevojë t`i nënshtroheni karantinës kur të ktheheni. Pas pothuajse 16,500 infeksioneve të reja me korona në ditë, sa ishin në fund të janarit, situata në Portugali është përmirësuar ndjeshëm. Megjithatë, shumë komplekse hotelesh aktualisht janë ende të mbyllura.
Të hënën, muzetë, shkollat e mesme dhe zonat e jashtme të kafeneve janë rihapur pas më shumë se dy muajsh mbylljeje. Por, kufizimet vazhdojnë të zbatohen. Në tarracat e kafeneve lejohen vetëm katër mysafirë për tryezë. Udhëtimet për pushime në Algarve do të mundësohen nga 16 prilli.
Nëse udhëtoni me avion nga Zvicra, është i detyrueshëm një test negativ PCR (i marrë jo më shumë se 72 orë para nisjes . Përjashtohen fëmijët nën dy vjeç.
Turqia
Turqia nuk është më në listën e rreziqeve të BAG, megjithëse numri i rasteve në këtë vend po rritet ndjeshëm. Shteti me 82 milionë banorë ka hequr në fillim të marsit, pjesërisht, kufizimet e koronës. Kushdo që dëshiron të hyjë në Turqi duhet të paraqesë një test negativ PCR me rastin e hyrjes, transmeton albinfo.ch. Testi nuk bën të jetë më i vjetër se 72 orë në kohën e hyrjes. Kjo nuk vlen për fëmijët nën moshën gjashtë vjeç. Në rastin e udhëtimit ajror, testi kërkohet kur të bëni çekinin për nisjen për në Turqi.
Egjipti
Edhe ata që udhëtojnë në Egjipt nuk futen në karantinë kur të kthehen në Zvicër. Testi negativ PCR duhet të paraqitet me rastin e hyrjes dhe ai test nuk bën të jetë më i vjetër se 72 orë. Rezultati i testit duhet të jetë në anglisht ose arabisht. Fëmijët nën moshën gjashtë vjeç janë të përjashtuar nga detyrimi për të testuar, përcjell albinfo.ch. Nëse fluturoni drejtpërdrejt në Hurghada, Sharm el Sheikh, Marsa Alam ose Marsa Matrouh, mund të kryeni testin e kërkuar PCR në aeroportet përkatëse pas mbërritjes dhe ndonjëherë edhe në hotel. Megjithatë, derisa të merret rezultati negativ i testit, zbatohet detyrimi i karantinës (p.sh. në dhomën e hotelit).
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra