Muzikë

Këngëtari shqiptar Gjon’s Tears përfaqëson sërish Zvicrën në Eurovizion

 

Tashmë është edhe zyrtare. Gjon Muharremi do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion 2020, shkruan albinfo.ch.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e Eurovizionit në rrjetet sociale. Kënga e tij u zgjodh nga transmetuesi zviceran SF1 në dhjetor duke përzgjedhur pas 13 këngësh të Gjon pikërisht këtë.

‘Tout l’univers'(Shqip: I gjithë universi) është një rrëfim dramatik, i pasionuar i një incidenti tragjik dhe shkatërrues, pasojat e tij dhe sipas Gjonit – shpresat për të ardhmen. Me një “univers të tërë” të instrumenteve, ajo është një këngë emocionuese.

Festivali evropian i këngës do të mbahet më 2021 dhe si zakonisht do të ketë dy gjysmëfinale dhe finalen e madhe.

Netët gjysmëfinale të “Eurovisionit” do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi. /Albinfo.ch