Lajme
Edhe Enver Xhokli kthehet në shtëpi, pas trajtimit në Austri
Enver Xhokli, i lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në restorantin ”Steak House” në Ferizaj, është kthyer në shtëpi, pas trajtimit mjekësor që ka marrë në Austri.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Me emocione, e pritëm në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, në janar të këtij viti. Trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, me përkrahjen e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz”, ka shkruar Zemaj.
Tri javë më parë ishte kthyer edhe Fidan Gashi, i lënduari tjetër i cili gjeti trajtim mjekësor po ashtu në Grac të Austrisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik