Shkurt.ch

4500 pjesëmarrës në notin tradicional, në Limmat

Rreth 4,500 notarë kanë marrë pjesë në aktivitetin tradicional të notit, në lumin Limmat, në Cyrih, të shtunën.

Megjithatë, shumë të interesuar nuk kanë arritur të siguronin biletën për pjesëmarrje. Para frontit të pritshëm të motit të ftohtë, moti ishte përsëri veror, temperatura e ujit ishte 24 gradë. Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët të shtunën në mbrëmje. Në fakt, shumë më tepër notarë do të kishin dashur të merrnin pjesë, transmeton albinfo.ch. Por, vendet e pjesëmarrjes janë të kufizuara.

Organizatorët shkruajnë se aktiviteti i 57-të me radhë ka rrjedhur pa aksidente “përveç lëndimeve të lehta”, shkruan srf.ch.

Pista e notit është dy kilometra e gjatë dhe të çon nga Frauenbad Stadthausquai në banjën e lumit Oberer Letten.