Bota
450 migrantë evakuohen para Italisë
Pas një grindjeje për kompetencat mes Italisë dhe Maltës për një anije refugjatësh para Lampedutës, autoritetet italiane gjetën një zgjidhje të shpejtë.
Anijet e Frontex dhe e policisë i morën 450 migrantët në bord.
Agjencia italiane, ka njoftuar se disa refugjatë janë shpërndarë në dy anije.
176 refugjatë kanë qëndruar në Frontexit, ndërsa një anije italiane e policisë dhe e doganës ka marrë 266 vetë.
Tetë gra dhe fëmijë për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore janë sjellë në Lampedusa. Nuk është e qartë, nëse refugjatët e tjerë do të dërgohen në Itali.
Malta dhe Italia janë grindur në lidhje me kompetencat se kush është përgjegjës për migrantët, shkruajnë mediat italiane, përcjell Albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm italian dhe zëvendëskryeministëri i Italisë, Matteo Salvini gjatë javës së kaluar ka thënë se nuk do të lejojë që anija të ankorohet në port italian.
“Malta, kontrabandistët dhe mëshironjësit duhet ta dinë se kjo anije nuk do të ankorohet këtu”, shkroi ai në Facebook.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim