Kuriozitete
450 euro në muaj e tokë falas kush transferohet në ishullin grek
Ky ishull ka një popullsi të përhershme prej 24 banorësh, ndërsa gjatë sezonit të verës ajo shkon deri në 40 banorë
Autoritetet lokale të një prej ishujve më të vegjël por njëkohësisht një prej më të bukurve të Greqisë, ishullit Antikythera, do t’i paguajnë 450 euro në muaj të gjitha familjeve që vendosin të transferohen aty për të jetuar përgjithmonë.
Madje ato kanë njoftuar gjithashtu se do t’i ofrojnë të gjitha familjeve që do të shkojnë aty, tokë falas për të ndërtuar shtëpitë e tyre.
Ky ishull ka një popullsi të përhershme prej 24 banorësh, ndërsa gjatë sezonit të verës ajo shkon deri në 40 banorë.
Të rinjtë e këtij ishulli janë zhvendosur në qytete të tjera të Greqisë, prandaj edhe pjesa më e madhe e banorëvë që ka ky ishull, për të mos thënë të gjithë janë të moshuar. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore se përse autoritet greke kanë vendsur që të japin 450 euro për të gjitha familjet që vijnë të jetojnë në këtë ishull (sidomos të familjeve më fëmijë të vegjël), raporton Monitor.
Kjo skemë financohet nga Kisha Ortodokse e Greqisë, e cila do të paguajë për 3 vitet e para shumën prej 450 eurosh për secilën familje që vendos të trasferohet aty për të jetuar, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Bashkisë së Antikythera tha në një deklaratë për mediat se ky ishull duhet të popullohej sërish, dhe se ata donin që t’i bashkoheshin familje me fëmijë për t’i rikthyer këtij ishulli gumëzhimën e tij të dikurshme.
Që nga momenti i parë kur u bë lajmërimi, të shumta kanë qenë telefonatat që kemi marrë nga familje të shumta që duan të transferohen këtu.
Vendet e punës që mund të ofrohen për të gjithë ata që do të vijnë në këtë ishull janë: peshkatar, ndërtues, bukëpjekës, etj.
Dyqanet në këtë ishull janë të paktë, nuk ka kasë për gjërat që mund të blini dhe ekzistenca e një banke as nuk mund të mendohet. Prandaj të gjithë ata që do të vendosin të vijnë këtu duhet ta mendojnë mirë.
Familjet greke do të jenë ato që do t’u jepet prioritet në përzgjedhje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën