ALBINFO.CH
CH-Ballkani
45 vjet bashkëpunim të frytshëm Shqipëri-Zvicër
Të mërkurën në Bernë është shënuar 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës.
Me rastin e 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, më 1 korrik 2015, u organizua një pritje në Elfenau-Bernë.
Në ceremoninë e hapjes së aktivitetit Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir Gjoni, mbajti një fjalë përshëndetëse, gjatë së cilës ka vlerësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, ai theksoi se si dy vënde të vogla, si Shqipëria dhe Zvicra, kanë një bashkëpunim kaq të frytshëm në disa sektorë të rëndësishëm, veçanërisht në sektorin e energjisë.
Gjithashtu fjalën e mori dhe drejtori politik në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, z. Arthur Mattli, i cili theksoi vullnetin e palëve për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të vijuar projektet e suksesshme të realizuara gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, por edhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.
Zhvillimi i turizmit, sektori energjitik etj., u evidentuan si fusha me potencial të rëndësishme, ku pritet intensifikimi i bashkëpunimit në të ardhmen.
Konfederata e Zvicrës ka njohur zyrtarisht Shqipërinë në vitin 1922. Shtatë vjet më vonë të dy palët kanë nënshkruar Konventën e Vendosjes së Marrëdhënieve Tregtare.
Konfederata e Zvicrës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me palën shqiptare vetëm në vitin 1970. Në vitin 1992, pas rënies së regjimit komunist, Zvicra hapi ambasadën e saj në Tiranë.
Që nga ky moment marrëdhëniet dypalëshe morën një vrull të ri. Marrëdhëniet politike mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane vlerësohen nga të dy palët si mjaft të mira. Qeveria shqiptare e konsideron shumë të rëndësishëm zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Konfederatën Zvicerane.
Duke qenë se Zvicra është një vend neutral (është bërë vend anëtar i OKB-së vetëm në vitin 2002), marrëdhëniet politike ndërmjet vendeve janë zhvilluar kryesisht në planin dypalësh.
Marrëdhëniet diplomatike mes Zvicrës dhe Shqipërisë janë vendosur përpara 47 vjetësh, por bashkëpunini ekonomik filloi në fillim të viteve ’90-a. SDC dhe SECO kanë dhënë pothuajse 130 milionë franga zvicerane dhe shpërndarja e fondeve mes dy departamenteve ka qenë pothuajse e barabartë.
Shqipëria u bë vendi prioritar për SDC-në në vitin 1995. SDC ka punuar në disa fusha: punësimin dhe stimulimin e të ardhurave; progresin në drejtësinë sociale; parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin social si dhe në zhvillimin e ekonomisë së tregut.
Programi i SECO-s përqendrohet në një përfshirje më të madhe dhe në një ndarje më të barabartë të burimeve bazë në sektorët e energjisë dhe ujërave.
Qëllimi është të hidhen themelet për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe uljen e varfërisë.
Zvicra është donatori i katërt për Shqipërinë
Këto donacione synojnë kryesisht zhvillimin e bizneseve dhe investimeve, stimulimin e zhvillimit e të sipërmarrjes dhe SME-ve nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të klimës së biznesit dhe investimeve, reduktimit të barrierave administrative dhe kostos se biznesit etj., zhvillimin e sektorit industrial dhe minerar – hapjen e Shqipërisë drejt tregjeve rajonale, evropiane dhe globale dhe lider në fushën e IHD në EJL.
Në Zvicër jetojnë 1284 shtetas të Shqipërisë dhe shkalla e integrimit të shqiptarëve është e madhe.
Dorina Ilias, Brikela Andrea dhe Eliverta Radomi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?