Integrimi
45.000 nënshkrime ndalojnë dëbimin në Shqipëri të Glendisit me familje
Glendisi 14 vjeçar ka një problem shëndetësor me sytë, që nuk ka mundësi të trajtohet në Shqipëri, Kujdestarja e tij e klasës thotë¨: “Ne shpresojmë tash se familja mund të qëndrojë në Berlin për shkaqe humanitare”
Një peticion me 45.000 nënshkrime, i iniciuar nga shokët dhe shoqet e tij të klasës, ka bërë që të anulohet vendimi për dëbim në Shqipëri të Glendis Demirit dhe familjes së tij. Ata duhej të ktheheshin më 31 mars prej nga kanë ardhur.
Aktualisht, autoritetet për të huaj vetëm ia kanë vazhduar për një muaj qëndrimin familjes Demiri, për t`i dhënë kohë që gjatë kësaj periudhe të ofrojë më shumë argumente për të merituar të drejtën e qëndrimit në Gjermani, shkruan b.z.de.
Glendisi 14 vjeçar ka një problem shëndetësor me sytë që nuk ka mundësi të trajtohet në Shqipëri, transmeton albinfo.ch. Kujdestarja e tij e klasës, mësuesja Fynny Jeschke thotë¨: “Në Shqipëri një gjë e tillë nuk është e mundur. Ne shpresojmë tash se familja mund të qëndrojë në Berlin për shkaqe humanitare”.
Djaloshi nga Shqipëria ndjek mësimet në një gjimnaz të Berlinit. “Ai na ka hyrë shumë në zemër, përcjell albinfo.ch. Këtu ka gjetur shokë dhe ne e konsiderojmë atë si një shembull të integrimit të suksesshëm”, thotë mësuesja.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë