Kosova
Gjykohet kosovari, ka vjedhur 115 paketa nga posta private ku punonte
Ai ka punuar për një shërbim korrier privat që shpërndan paketat në emër të Swiss Post. Vlera e mallit të vjedhur në këtë mënyrë ka qenë rreth 44,000 franga
Një 44-vjeçar që punonte për një shërbim privat postar (korier) nuk ka dorëzuar në destinim mbi njëqind paketa. Për më tepër , ai i ka përvetësuar ose i ka shitur ato.
Të premten ai është përgjigjur para trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Pffäfikon, shkruan 20minuten.ch.
Në shtatë faqe, aktakuza radhit të gjitha mallrat që kishte në 115 pakot të cilat 44-vjeçari nuk ua ka dorëzuar marrësve por i ka grumbulluar në shtëpinë e tij, transmeton albinfo.ch. Aty përfshihen: veshje të grave dhe të burrave, syze dielli, vathë, termometra zgare, çizme gome, atlete etj.
Nga janari deri në arrestimin e tij, në fillim të korrikut 2020, ai i kishte bërë turnetë e tij të punës të shtunave në zonat e komunave të Kantonit të Cyrihut, si: Nürensdorf, Wangen dhe Brüten.
Ai ka punuar për një shërbim korrier privat që shpërndan paketat në emër të Swiss Post. Vlera e mallit të vjedhur në këtë mënyrë ka qenë rreth 44,000 franga.
Të premten i akuzuari ishte para gjyqit me procedurë të shkurtër në Gjykatën e Qarkut, në Pfäffikon.
I pyetur nga gjykatësi përse nuk i kishte dorëzuar paketat, ai pati një përgjigje të çuditshme: “Nga zhgënjimi dhe zemërimi, sepse nuk gjeja adresën e dorëzimit”.
Në atë kohë ai sapo kishte ardhur nga Gjeneva për të jetuar në Cyrih dhe nuk i njihte rrugët përkatëse, përcjell albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse ai kryesisht i mbante paketat në shtëpi dhe shiste një pjesë të vogël të tyre.
“Pasi i kisha grumbulluar mallrat në banesën time, nuk dija çfarë të bëja me to”. Ai ndihet keq dhe betohet se nuk do të bëjë kurrë më diçka të tillë në jetë.
Ilegalisht në Zvicër që nga viti 2009
Vendimi i propozuar i prokurorit parashikon një burgim me kusht prej dymbëdhjetë muaj për vjedhje masive dhe dëbim shtatë-vjeçar nga Zvicra.
44-vjeçari nuk kishte asnjë problem me dënimin: “Unë do të kisha pranuar një dënim më të gjatë, ndihem fajtor”. Por, kur gjykatësi përmendi dëbimin shtatë-vjeçar nga vendi, ai u lut: “Unë nuk mund të kthehem në Kosovë, më jepni edhe një shans tjetër”.
Kosovari ka jetuar dhe punuar në Zvicër pa leje qëndrimi apo pune që nga viti 2009. Ai më parë kishte punuar si punëtor, bojaxhi dhe shtrues pllakash. Sipas avokatit të tij, megjithatë, ai ishte regjistruar në kompaninë e sigurimeve shëndetësore dhe AHV, dhe, nisur nga kjo, ai konsideronte se ishte i regjistruar zyrtarisht në Zvicër.
Gjykata ia kthen dosjen prokurorisë për ripërpunim
Pas debateve të gjata, gjykata nuk mori vendim. Ishte e vështirë të bëhej kjo me procedurë të shkurtuar, është shprehur kryetarja e trupit gjykues. I akuzuari kishte thënë gjatë gjykimit se ai i kishte shitur mallrat e vjedhura vetëm njëherë, kunatit të tij me vlerë 500 franga. Në aktakuzë përmenden edhe mallra të tjerë të shitur.
Ai gjithashtu thuhet se kishte për qëllim të shiste mallra të grumbulluara, gjë që akuzuari e ka mohuar në seancë, përcjell albinfo.ch. “Për këto arsye, gjykata nuk ka marrë vendim, por do t’ia kthejë dosjet prokurorit publik” thotë gjykatësja. Asaj (prokurorisë) pastaj do t`i duhet të shkruajë një aktakuzë të re dhe çështja do të merret nga gjykata në rrjedhën e zakonshme të rregullt procedurale.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra