Tematike
Kosovarët janë të huajt më të “refuzuar” nga zviceranët që banojnë në periferi
Të anketuarit kishin tendencë të tregonin një refuzim më të madh për të huajt nga vendet jashtë BE-së, si Kosova, Bosnja, Turqia ose Gana sesa për ata nga vendet fqinje ose vendet e tjera të BE-së
Banorët e aglomeracioneve (zona banimi mes qyteteve dhe fshatrave) e perceptojnë migrimin në një mënyrë më të nuancuar sesa e tregojnë debatet politike. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një studim i porositur nga Komisioni Federal i Migracionit (EKM), i publikuar më 18 dhjetor, Ditën Botërore të Migrantëve.
Intervista të shumta, të realizuara në tetë komuna aglomeracioni në Zvicër kanë sjellë një pamje të ekuilibruar, të padiferencuar mbi temën e imigracionit, ka njoftuar Komisioni Federal i Migracionit (EKM) sot, në ditën ndërkombëtare të migracionit, 18 dhjetor.
Prandaj, në studimin e porositur nga qeveria federale, afërsisht i njëjti numër i njerëzve janë shprehur negativisht, në mënyrë neutrale ose pozitive për migracionin.
Banorët që e perceptojnë imigracionin negativisht sipas rregullit janë mesatarisht më të moshuar, transmeton albinfo.ch. Për këtë qëndrim, vendimtare janë gjatësia e pranisë në komunë dhe qëndrimi politik.
Në veçanti, njerëzit me kohë më të gjatë në vendbanim, vendës dhe të djathtë politikisht tregojnë prirje “të jenë më kritikë” ndaj imigracionit të të huajve, shkruan EKM. Në të kundërtën njerëzit e rinj, mobilë, të majtë politikisht dhe gratë e perceptojnë imigracionin më shpesh si dukuri “normale”.
Studimi gjithashtu tregon se të anketuarit kishin tendencë të tregonin një refuzim më të madh për të huajt nga vendet jashtë BE-së, si Kosova, Bosnja, Turqia ose Gana sesa për ata nga vendet fqinje ose vendet e tjera të BE-së, përcjell albinfo.ch. Prandaj, në intervista, bashkëjetesa me njerëz nga “vendet më të afërta” është klasifikuar si më pak problematike.
Marrë në përgjithësi, megjithatë, studimi arrin në përfundimin se personat e pyetur nuk e lidhnin migracionin vetëm me “të huaj”. Përkundrazi, imigracioni perceptohet si pjesë e “rritjes së përgjithshme të popullsisë” dhe e “ndryshimit shoqëror”, thotë komunikata.
Për të realizuar studimin, autorët kanë vizituar tetë komuna gjatë verës së kaluar. Fjala është për komunat: Agno (TI), Belp (BE), Le Locle (NE), Losone (TI), Lutry (VD), Oftringen (AG), Rheinfelden (AG) dhe Rümlang (ZH).
Ata kanë zhvilluar biseda joformale, intervista të shkurtra dhe një “sondazh të gjallë” me të anketuarit, thuhet më tutje në njoftim, përcjell albinfo.ch. Numri i të intervistuarve është afërsisht 500.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati