Shkurt.ch
Vazhdon rënia e numrit të kërkesave për azil në Zvicër
Gjatë muajit tetor 2020, në Zvicër janë paraqitur 1.123 kërkesa për azil, ose 8 më pak se në muajin e kaluar (-0.7%). Krahasuar me tetorin 2019, numri i kërkesave për azil ka rënë për 11.8 për qind (–150 aplikime)
Në tetor të vitit 2020, Sekretariati Shtetëror i Migracionit (SEM) ka trajtuar gjithsej 1.772 kërkesa për azil në shkallën e parë.
Në këtë kuadër, SEM ka marrë 281 vendime refuzimi të kërkesës (247 prej tyre bazuar në Marrëveshjen e Dublinit), në 613 ka u dhënë azilin dhe 373 janë pranuar provizorisht (Status F).
Numri i rasteve në pritje në shkallën e parë ka rënë në 3976 raste ose për 457 më pak krahasuar me muajin e kaluar.
Në tetor 292 njerëz janë larguar nga Zvicra në kushte të kontrolluara ose janë kthyer në vendin e tyre të origjinës, transmeton albinfo.ch. Zvicra u ka kërkuar shteteve tjera të Dublinit të marrin mbi 437 persona, prej tyre, 91 persona janë transferuar në shtetin përgjegjës të Dublinit.
Në të njëjtën kohë, vendet e tjera të Dublinit i kanë kërkuar Zvicrës të merrte mbi 351 persona dhe si përgjigje, 77 njerëz janë transferuar në Zvicër.
Vendet më të rëndësishme të origjinës të njerëzve që kanë aplikuar për azil në Zvicër në tetor janë: Turqia me 179 kërkesa (12 më shumë se në shtator), Afganistani (177 kërkesa; –45), Eritrea (166 kërkesa; +24), Algjeria (103 kërkesa; –20) dhe Siria (76 kërkesa; +1).
Programi i rivendosjes
Më 29 maj 2019, Këshilli Federal ka miratuar Konceptin e Zbatimit të Rivendosjes, i cili parashikon pranimin e deri në 1.600 refugjatëve veçanërisht të prekshëm në periudhën 2020-2021. Pranimi i refugjatëve si pjesë e kësaj kuote u pezullua për shkak të Covid-19 dhe rifilloi në gusht. 22 persona kanë hyrë në Zvicër në tetor, si pjesë e këtij programi.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë