Maqedonia

4181 raste aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

 

102 raste të reja me COVID-19 nga 1.356 teste, janë regjistruar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e kaluara. Kanë vdekur pesë persona, nga Shkupi, Kërçova, Kumanova, Prilepi dhe Shtipi. Nga ana tjetër, janë regjistruar 99 pacientë të shëruar, përcjell albinfo.ch.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në Maqedoni, që nga fillimi i epidemisë është 10.213, numri i pacientëve të shëruar është 5663, i të vdekurve është 471, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 4181.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive – 4.181, në Shkup ka 1.865, në Shtip 419, në Kumanovë 294, në Tetovë 270, në Gostivar 240, në Shën Nikollë 192, në Strugë 191, në Dibër 124 … Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 97.550 teste të Kovid-19. /Albinfo.ch