Shqipëria

41,670 turistë brenda një dite

Në Morinë kanë hyrë 153 autobusë, 6800 automjete të vogla në total me rreth 41,670 shtetas kosovarë dhe kryesisht të huaj

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës të shtunën kanë kaluar 41,670 shtetas të huaj, një fluks i shtuar turistësh dhe i mirëmenaxhuar nga PKK, Morinë, deklaroi për ATSH-në, prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana.

Prefekti Kuçkana u shpreh se vazhdon të rritet numri i turistëve që kalojnë pikën kufitare të Morinës.

“Sot (e shtunë), në fundjavë ky numër është më i lartë se ditë më parë, pasi qytetarë të Kosovës dhe turistë të huaj kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri”, është shprehur prefekti, përcjell albinfo.ch.

Nga të dhënat zyrtare nga ora 03:30 kanë hyrë në PKK Morinë 153 autobusë, 6800 automjete të vogla në total me rreth 41,670 shtetas kosovarë dhe kryesisht të huaj.

Prefekti i Kukësit, Kuçana thekson se situata është mirëmenaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve.