Zhvillim
41 të rinj kosovarë, legalisht në Gjermani për praktikë profesionale
Kosovarët e rinj do ta realizojnë kualifikimin e tyre për punëtorë profesionalë të përkujdesjes së pleqve në shtëpitë e pleqve në Freudenstadt, Alpirsbach, Münsingen, Mariaberg dhe St Georgen
Organizata humanitare gjermane e Kishës së Baden Würtembergut (Diakonia) ka krijuar një rrugë legale për migrimin e të rinjve nga Ballkani në Gjermani, Në kuadrin e një projekti model, më 1 shator (sot) fillojnë praktikën nëpër shtëpi pleqsh 27 të rinj e të reja nga Kosova ndërsa nga 1 tetori edhe 14 të tjerë, ka bërë të ditur Gjakonia në Shttgart. Shefi i Diakonisë, Dieter Kaufmann ka theksua se për organizatën e tij ka shumüe rëndësi që njerëzit pa perspektiva profesionale në vendin e tyre të fitojnë një shans që në mënyrë legale dhe të parapërgatitur mirë të vijnë në Gjermani për tu kualifikuar dhe për të punuar, shkruan gazeta “Nordbayerischer Kurier”.
Kosovarët e rinj do ta realizojnë kualifikimin e tyre për punëtorë profesionalë të përkujdesjes së pleqve në shtëpitë e pleqve në Freudenstadt, Alpirsbach, Münsingen, Mariaberg dhe St Georgen. Ata kanë bërë përgatitje 9 mujore në Kosovë për këtë punë, transmeton albinfo.ch. Që të gjithë pjesëmarrësit e kanë mësuar gjermanishten. Por disa prej tyre e njihnin tashmë mirë këtë gjuhë pasi që si fëmijë refugjatësh kanë janë lindur ose rritur në Gjermani. Ata janë kthyer me prindërit e tyre prej rreth 15 vitesh në Ballkan ku deri tash të thuash nuk ka punë.
Detyrimi për viza dhe një praktikë e ngurtë e dhënies së vizave i ka izoluar njerëzit dhe vendin. Pasojë e kësaj janë ikjet ilegale, kërkesat e pashpresa për azil dhe puna në të zezë jashtë vendit, përcjell albinfo.ch. Ka kohë që martesa dhe bashkimi familjar kanë qenë mundësitë e vetme legale për të dalë nga Kosova.
Kaufmann më tutje thotë se secili njeri e meriton të ketë një shans për një startim të mirë në jetë. Për këtë arsye Diakonia në bashkëveprim me Agencinë për punësim e Kosovës mbështet të rinjtë për të shfrytëzuar prirjen e tyre për të formësuar jetën e tyre. Njëkohësisht projekti ndihmon sigurimin e profesionistëve të nevojshëm për përkujdesjen e të moshuarve.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik