Bota

4000 refugjatë shpëtojnë në Mesdhe

Në 40 aksione të ndara janë shpëtuar të enjten 4000 persona në Mesdhe, sipas rojës bregdetare italiane.

Fluksi i refugjatëve në Greqi aktualisht zvogëlohet për shkak të marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Turqisë.

Numri i njerëzve që duan të arrijnë me anije përgjatë Mesdheut në Itali po rritet për shkak të motit të qetë.

Gati 55.000 njerëz me anije kanë ardhur që nga fillimi i vitit në Itali. 2.800 prej tyre kanë vdekur ose janë zhdukur.