Shkurt.ch

40 për qind më shumë larje parashë

Qendra  e Zvicrës për denoncimin e larjes së parasë ka marrë gjatë vitit që shkoi 40 për qind më shumë denoncime për pagesa të dyshimta, në krahasim me një vit më parë.

Sipas qendrës në fjalë janë paraqitur 1600 njoftime të tilla. 135 raste kanë të bëjnë me trazirat politike të fillimit të vitit të kaluar në Tunizi, Egjipt dhe në Libi.

Shuma e gjithëmbarshme e parave të nga rastet e dyshuara mbërrin në 3.3 milionë franga. Kjo shumë është katër herë më e lartë se sa shuma e parave të dyshuara për larje në vitin 2010. Vetëm në 25 rastet më të mëdha të dyshuara, shuma llogaritet 2.2 miliardë franga.