Kuriozitete
40% e veturave Ford do të jenë elektrike deri më 2030
Kompania amerikane Ford parashikon që veturat elektrike do të përbëjnë 40 për qind të gamës së saj të ofertës deri më 2030 dhe për këtë ka shtuar investimet në këtë sektor. Kompania që në shkurt të këtij viti tha se për prodhimin e veturave elektrike do të ndajë 22 miliardë dollarë për investime deri më 2025, tash për të njëjtën periudhë ka rritur shumën në 30 miliardë dollarë.
Kompania po ashtu ka vendosur të punojë në zhvillimin e baterive të saj për veturat elektrike. Këtë planifikon ta bëjë në bashkëpunim me kompaninë jug-koreane SK Innovation. Sipas marrëveshjes, fabrika do të hapet në SHBA dhe deri më 2025 do të prodhohen bateri për 600.000 vetura elektrike. Konkurrenti i madh i Fordit në tregun e SHBA-së, General Motors, po ashtu ka njoftuar se nga viti 2035 nuk do të prodhojë më vetura me naftë dhe benzinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











