Kosova
40 deputetë të legjislaturës së kaluar mbesin jashtë Kuvendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.
Nga këto rezultate, 48 mandate i ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje, 24 vende Partia Demokratike e Kosovës, 20 ulëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tetë vende AAK-NISMA.
Dhjetë vende janë të rezervuara për komunitetin serb dhe dhjetë të tjera për komunitetet e tjera pakicë.
Me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të shkurtit, 40 deputetë të legjislaturës së kaluar, pa përfshirë pakicat, do të mbesin jashtë Kuvendit.
Në LVV nuk janë rizgjedhur 18 deputetë: Adnan Rrustemi, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Agon Batusha, Ardian Gola, Luan Aliu, Alban Bajrami, Nijazi Isaku, Vendenis Lahu, Nasuf Bejta, Shqipe Isufi, Enver Dugolli, Mirsad Shkreta, Mirlinda Tishukaj, Milazim Salihaj, Enver Haliti, Hidajet Hyseni dhe Jetmire Vrenezi.
Në PDK nuk arritën të rifitojnë mandate 8 deputetë: Rashit Qalaj, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Xhavit Haliti, Floretë Zejnullahu, Hisen Berisha, Isak Shabani dhe Ardian Kastrati.
Jashtë Kuvendit do të jenë edhe 6 deputetët e LDK-së: shefi i grupit parlamentar Arben Gashi, si dhe deputetët Driton Selmanaj, Valentina Bunjaku, Vlora Dumoshi, Rrezarta Krasniqi dhe Drita Millaku.
As në AAK nuk i morën sërish mandatet 5 deputetë: kryetari i grupit parlamentar Besnik Tahiri, si dhe kolegët e tij Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj dhe Albana Bytyqi. Nga kjo listë nuk siguroi mandat as Haki Abazi, që iu bashkua AAK-së.
Ndërkaq, mandatet i kanë humbur edhe tre deputetët që nuk e kaluan pragun zgjedhor me koalicionin për Familjen: Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Behgjet Pacolli, shkruan Albinfo.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












