Shkurt.ch
4 viktimat e zjarrit paraprakisht janë therur
Te të gjithë, katër personat e vdekur, janë gjetur plagë të shkaktuara nga therja ndërsa zjarri është vënë qëllimisht për t`i fshehur gjurmët e krimit
Katër personat që janë gjetur të vdekur të hënën në një zjarr të shërthyer në një shtëpi në Rupperswil (Kantoni Aargau) nuk janë viktima të zjarrit por të vrasjes me therje.
Siç bën të ditur sot prokuroria shteterore e Aargaut, te të gjithë, katër personat e vdekur, janë gjetur plagë të shkaktuara nga therja, njofton srf.ch. Ndërsa edhe zjarri është vënë qëllimisht për t`i fshehur gjurmët e krimit.
Autorët e vrasjeve nuk janë në mesin e të vrarëve, gjë që përjashton tezën e vetëvrasjes kolektive, si supozim që ishte përfolur në opinion.
Prokuroria tashmë ka ngritur një procedurë hetimi për vrasje të shumëfishtë me paramendim, kundër autorit të panjohur.
Për shkak të karbonizimit në shkallë të lartë të viktimave, asnjëra nga ato nuk ka mundur të identifikohet nga ekipet e specializuara. Hetimet mjekoligjore janë në vazhdim e sipër.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Prodhuesit e birrës kanë pasur vështirësi në Zvicër gjatë vitit të kaluar, pjesërisht për shkak të...
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit