Integrimi
4 shqiptarë në ”Miss & Mister Zvicra Frankofone”
Diellza Januzi, Argjira Blakaj, Pajtim Mehmetaj dhe Valon Kadriu janë pjesë e garës për të qenë fitues të spektaklit “ Miss & Mister Zvicra Frankofone 2015
Pothuajse nuk zhvillohet spektakël apo organizim kulturor në Zvicër pa qenë pjesë e tyre edhe shqiptarët. Kjo tregon për integrimin e mirë të shqiptarëve në këtë shtet. Edhe këtë vit duket se spektaklet e bukurisë në Zvicër do të pushtohet nga shqiptarët.
Në listën për “Miss & Mister Zvicra Frankofone 2015” janë kandidatë edhe katër shqiptarë nga Kosova, gjegjësisht dy djem dhe dy vajza.
Diellza Januzi, 17-vjeçare ,nga komuna e Vitisë, por e lindur në Lozanë, ka hyrë në këtë konkurs vetëm me një qëllim, e që është fitorja: “Pretendimi im në këtë garë është t’u tregoj bukurinë shqiptare dhe të prezantoj cilësitë e mia personale”, ka thënë ajo për albinfo.ch.
Diellza me modelim ka filluar të merret qe tre vjet dhe deri më tash ka qenë pjesë e disa aktiviteteve të modës, ndërkohë punon në një dyqan të parfumerisë dhe kozmetikës.
“Do të më pëlqente të fitoj çmimin e këtij spektakli dhe të vazhdoj me suksese të tjera në sferën e modelimit dhe reklamimit të firmave të njohura”, pohoi ajo.
Kandidat i kësaj gare është edhe djaloshi nga komuna e Pejës, Pajtim Mehmetaj, i cili jeton në Payerna të Zvicrës. Pajtimi thotë për albinfo.ch se modelimin e ka vetëm hobi, por meqë tash është në garë, dëshiron të arrijë sa më lart.
“Para dy vjetëve ia kam filluar të merrem me fotografi vetëm për qejfin tim, por më vonë më kanë kontaktuar disa fotografë, për të cilët kam bërë fotografi. Familja dhe shoqëria ishin ata që më sugjeruan të marr pjesë në “Miss & Mister Zvicra Frankofone”. Tani dëshiroj të arrij sa më shumë suksese”, shprehet Pajtimi, që në kohën e lirë merret me futboll, fitnes dhe karate.
Ndërkohë, përveç 4 kandidatëve shqiptarë, ka edhe në stafin organizues të këtij spektakli. Është ky Muhamet Berbatovci – Meti, i cili për publikun në Kosovë njihet më shumë si këngëtar. Prej gjashtë vjetëve ai është pjesë e pandashme e këtij organizimi.
“Detyra ime në këtë spektakël është t’ua realizoj fotografitë e para të gjithë kandidatëve”, shprehet ai, duke shtuar: “Jam shumë i lumtur kur shoh numër të madh të shqiptarëve që marrin pjesë në këtë organizim dhe kur arrijnë suksese të shumta”.
Berbatovci tregon se gjatë muajt janar do të jenë dy net gjysmë finale, njëra për vajza dhe tjetra për djem. “Këtë vit janë 68 kandidatë, 34 femra dhe 34 djem. Më 23 janar do të jetë gjysmëfinalja e meshkujve, ndërsa më 30 janar e femrave. Ndërkohë 20 vazjat e përzgjedhura dhe 20 djemtë do ta kanë mundësinë për të garuar për titullin “Miss & Mister Zvicra Frankofone”, e cila do të mbahet më 13 qershor”, shpjegon ai.
Kandidatët shqiptarë presin përkrahjen e gjithë publikut që duke votuar në linkun www.misssuissefrancophone.ch t’ua bëjnë të mundur të prekin të paktën finalen e këtij spektakli.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?