Bota
4 miliardë pasagjerë fluturuan më 2017 në mbarë botën
Kompanitë ajrore në mbarë botën kanë transportuar më shumë pasagjerë se kurrë më parë. Vitin e kaluar ata transportuan 4 miliardë pasagjerë.
Me 4.1 miliardë klientë, numri ishte 7.3 për qind më i lartë se një vit më parë, siç njoftoi Shoqata Botërore e Aviacionit IATA në Montreal, përcjell albinfo.ch.
Rritja më e madhe u arrit më 2017, me 10.6 për qind në rajonin e Azi-Paqësorit, i cili në të njëjtën kohë përfaqëson tregun më të madh me 1.5 miliardë pasagjerë. Kompanitë ajrore evropiane gjithashtu shënuan rritje mesatare prej 8.2 për qind, në 1.1 miliardë pasagjerë, megjithëse disa kompani falimentuan, për shembull “Air Berlin” dhe “British Monarch Airlines”. Në Amerikën e Veriut rritja ishte vetëm 3,2 për qind, në 942 milionë klientë.
Gjithnjë e më shumë njerëz tani kanë mundësinë të fluturojnë, tha shefi i IATA, Alexandre de Juniac.
Përveç zhvillimit ekonomik, sipas IATA, linjat ajrore në gjithë botën ofrojnë fluturime direkte në mes të gjithnjë e më shumë qyteteve.
Në vitin 2017 numri i çifteve të qytetit, me të paktën një fluturim në javë, është rritur në më shumë se 20,000. Kështu, numri është dyfishuar që nga viti 1995.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë