Shkurt.ch

4.4 milionë automjete lëvizin në Zvicër

Bëhet fjalë për 63.605 automjete, ose 1.5 për qind më shumë se vitin e kaluar

Numri i veturave në Zvicër ka vazhduar të rritet. 4.4 milionë automjete  janë regjistruar vitin e kaluar. Bëhet fjalë për 63.605 automjete, ose 1.5 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Në përgjithësi, më 2014 janë regjistruar 5.8 milionë automjete të motorizuara rrugore në vit, 1.6 për qind më shumë se vitin e kaluar, njoftoi Zyra e Statistikave Federale të Zvicrës (FSO).

Gjatë 30 vjetëve të fundit numri i automjeteve pothuajse është dyfishuar. Më 2014  raportohet për 539 vetura për 1000 banorë. Kjo është diçka më shumë se një veturë për dy persona.

Sipas statistikave, numri i automjeteve të reja të regjistruara ka shënuar rënie. Më 2014 u numëruan 396.588 regjistrime të tilla, 1.4 për qind më pak se vitin e kaluar. Sipas Zyrës së Statistikave Federale të Zvicrës kjo mund të ketë ndikuar me futjen e rregullave të reja të CO2 në qershor 2012.

Statistikat gjithashtu tregojnë se vazhdon interesimi i madh për automjetet dizel. Automjetet dizel tani përbëjnë gati 26 për qind të flotës së automjeteve të pasagjerëve.

Po ashtu thuhet të jetë rritur numri i automjeteve elektrike (plus 65,4 për qind) dhe atyre hibride (plus 18,2 për qind). Megjithatë, tregu i tyre mbetet i vogël: vetëm 0.1 për qind e të gjitha automjeteve të pasagjerëve janë elektrike dhe hibride 0.9 për qind.