Portrete të firmave
3D innotec, kompani e specializuar në teknologji të matjes 3D
Mbrapa kësaj kompanie inovative qëndron Bekimi. Një djalë pejan që është rritur e shkolluar në Zvicër. Mësimet e para në teknologjinë inovative Bekimi i ka marrë në kompaninë me renome botërore, Leica Geosystems. Nga aty ai është specializuar në kompani të ndryshme në fushën e teknologjisë së matjeve dhe skanimit 3D. Ndërkohë që zëri i Bekimit ka mbi shtatë vjet që dëgjohet me sukses në kompaninë e tij “3D innotec”, për adhuruesit e sporteve luftarake zëri thumbues i Bekimit i përcjell prej dy dekadash në paraqitjen e sportistëve në ring përmes thirrjeve të gjata kumbuese.
Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me Bekim Bajramajn, për të sjellë më afër suksesin e një kompanie që koncepton, ideon dhe kontribuon në zhvillimin dhe skanimin teknologjisë së matjeve 3D
Albinfo.ch: Fillimisht, kush është Bekim Bajramaj dhe cila është rruga që keni ndjekur për të ardhur deri këtu?
Bekim Bajramaj: Jam djali i Bajram dhe Nurije Bajramajt, të cilët e lanë atdheun e tyre, Kosovën, në fillim të viteve 1980 dhe migruan në Zvicër me familjen tetanëtarëshe. Si i dyti, më i vogli në familje, mësova që herët të marr përgjegjësi, si përkthyes apo ndërmjetësues në vende e organizime të ndryshme.
Pritshmëritë nga unë ishin gjithmonë shumë të larta, pasi e kisha të lehtë të performoja mirë në shkollë. Jam i bindur se ky presion për të performuar më ka bërë ky që jam: i vendosur, i orientuar drejt performancës, i përgjegjshëm, por mbi të gjitha, i ndershëm.
Rrënjët e mia kosovare më mbushin me krenari dhe janë burimi i energjisë, si dhe shtytja e vullnetit tim të papërmbajtshëm për të arritur gjithçka që planifikoj të bëj.
Në këtë pikë dua ta falënderoj babanë tim, Bajramin, nga zemra dhe me respektin më të madh që bëri të gjitha përpjekjet dhe rreziqet për të na mundësuar që të kemi një jetë të mirë në shtëpinë tonë të re, në Zvicër. Ndihem i privilegjuar që kam pasur mundësinë të realizoj karrierën time akademike dhe profesionale në Zvicër. Tani po përpiqem t’ua përcjell dashurinë dhe mbështetjen që kam përjetuar vetë, fëmijëve të mi dhe kudo që ka nevojë.
Përpiqem të jem një model i mirë për të rinjtë dhe të moshuarit dhe t’i jetoj çdo ditë vlerat e mia, si ndershmëria dhe respekti.
Albinfo.ch: Çfarë nënkupton 3d innotec, si shpjegohet kjo për lexuesit?
Bekim Bajramaj: 3D innotec AG është një kompani shërbimesh, e specializuar në inxhinieri, teknologji të matjes 3D dhe konsulencë. Ne ofrojmë shërbimet tona për një numër të madh klientësh nga fusha të ndryshme: qoftë në industrinë e përgjithshme të inxhinierisë mekanike, farmaceutike, teknologjinë mjekësore si dhe në art dhe arkitekturë.
E thënë thjesht: nëse klientët kanë një ide, por nuk dinë ta kthejnë atë në realitet, ne jemi partneri ideal.
Me sistemet më moderne CAD, ne llogarisim dhe ndërtojmë idetë dhe nxjerrim vizatimet e prodhimit. Së bashku me partnerët tanë, ne prodhojmë komponentët e nevojshëm dhe montojmë pajisjen ose një makinë. Ne krijojmë dokumentacionin e nevojshëm dhe zhvillojmë trajnimin e operatorëve me punonjësit përkatës.
Avantazhi i madh këtu është se klientët tanë na kanë vetëm ne si kontakt të tyre të drejtpërdrejtë dhe nuk duhet të shqetësohen për asgjë tjetër. Zgjidhje nga një burim i vetëm.
Albinfo.ch: Cilat janë produktet apo zgjidhjet që ju ofroni dhe ku mund të shihen apo gjenden këto produkte?
Bekim Bajramaj: Produktet tona, të cilat na lejohet t’i shesim, gjenden kryesisht në industrinë farmaceutike. Sistemet tona përdoren atje për kontrollin e cilësisë së produkteve farmaceutike, si shiringat dhe flakonet. Sistemet tona plotësojnë kërkesat më të larta dhe garantojnë pajtueshmërinë me të gjitha kërkesat rregullatore dhe normative të zbatueshme për aplikacionin. Zgjidhjet inxhinierike kanë një gamë të gjerë dhe tashmë po frymëzojnë klientët në mbarë botën. Shërbimet tona në fushën e teknologjisë së matjes 3D ose skanimit 3D priten shumë mirë në një shumëllojshmëri të gjerë lëmenjsh. Ne ofrojmë shërbimet tona kryesisht për klientët dhe kompanitë e biznesit. Herë pas here ne ishim në gjendje të mbështesnim edhe individët dhe pasionet e tyre.
Albinfo.ch: Me çka veçohet firma 3d innotec?
Bekim Bajramaj: Shumë nga klientët tanë përballen kryesisht me probleme të pazgjidhshme. Me ç’rast ne përdorim fjalën “problem” shumë rrallë. Sepse fjala tashmë krijon një efekt negativ, nga i cili zakonisht nuk mund të dalin zgjidhjet më të mira. Ne përdorim kryesisht fjalën “situata” dhe zhvillojmë zgjidhje prej saj.
Ne u qasemi këtyre situatave pak më pragmatikisht dhe përpiqemi të përqendrohemi te zgjidhja me energji të plotë. Me pyetje të strukturuara, ne jemi në gjendje të identifikojmë shkakun kryesor të situatës. Nga kjo ne zhvillojmë zgjidhjen më të mirë të mundshme ose më të përshtatshme si ekip.
Ne perceptohemi dhe vlerësohemi nga klientët tanë si “zgjidhës të problemeve” dhe partnerë të besueshëm.
Albinfo.ch: A mund të veçoni një nga punët e firmes 3d innotec që ju identifikoni si firmë dhe që ju krenoheni me të?
Bekim Bajramaj: Në gati 8 vjetët e fundit ne kemi zhvilluar zgjidhje të ndryshme dhe i kemi zbatuar me sukses. Mund të mbështetesha gjithmonë te punonjësit e mi. Ne kemi një frymë shumë të mirë ekipore në kompaninë tonë. Ne ishim në gjendje të frymëzonim shumë klientë me zgjidhjet tona dhe të ndërtonim një bashkëpunim solid dhe miqësor për këtë.
Nëse do të më duhej të përcaktoja një produkt ose shërbim, ai do të ishte sistemi ynë i zbulimit të rrjedhjeve, të cilin ne e shesim në industrinë farmaceutike.
Ky sistem testimi tashmë përdoret nga kompani të njohura të industrisë farmaceutike në Zvicër, Gjermani dhe Holandë. Këtu përfshihen kompani të tilla si: Roche, Johnson & Johnson, Janssen, Cilag AG, Böhringer Ingelheim Pharma dhe Vetter Pharma.
Ne jemi krenarë të njoftojmë se do të jemi në gjendje të ofrojmë sisteme shtesë testimi në Irlandë dhe SHBA vitin e ardhshëm. Kështu që ky udhëtim emocionues vazhdon. Jam veçanërisht krenar që ka një copë shqip në çdo sistem testimi. Vetëm rrënjët e forta mund ta bëjnë një pemë të qëndrueshme.
Prodhues të sistemit që përdoret nga gjigantë farmaceutikë të Evropës
“Nëse do të më duhej të përcaktoja një produkt ose shërbim, ai do të ishte sistemi ynë i zbulimit të rrjedhjeve, të cilin ne e shesim në industrinë farmaceutike. Ky sistem testimi tashmë përdoret nga kompani të njohura nga industria farmaceutike në Zvicër, Gjermani dhe Holandë. Këtu përfshihen kompani të tilla si: Roche, Johnson & Johnson, Janssen, Cilag AG, Böhringer Ingelheim Pharma dhe Vetter Pharma”.
3D innotec AG
Hofstetstrasse 8
9300 Wittenbach
+41 (0) 71 571 96 70
/Shkrim i sponzorizuar/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?