Lajme
388 të zhdukur nga zjarret, sipas listës së autoriteteve të Havait
Nga zjarret në Maui të Havait kanë mbetur të zhdukur qindra persona.
Lista e publikuar nga autoritetet konsiston në 388 persona, megjithatë vendndodhja e disa prej tyre u bë e ditur nga të afërmit e tyre.
Tre persona në listë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se janë gjallë, mirë dhe nuk e kanë të qartë se si emrat e tyre përfunduan në këtë listë.
Të paktën dy të tjerë ishin në mesin e viktimave të zjarrit, njerëz që dihet se kanë humbur jetën, por ende nuk janë konfirmuar si të vdekur në raportin zyrtar, shkruan Zëri i Amerikës.
Deri më tani 115 njerëz janë konfirmuar se kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në Maui
388 emrat përfaqësonin një pjesë të një liste më të gjerë prej 1100 personash të raportuar si të zhdukur, që FBI-ja tha në fillim të kësaj jave se po punonte për ta verifikuar. Qarku i Mauit tha se lista e sapopublikuar përfshinte ata për të cilët kishte emrat dhe mbiemrat, si dhe informacionin e verifikuar të kontaktit për një person që i raportoi ata të zhdukur, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët bënë thirrje që njerëzit t’i kontaktojnë ata nëse njohin dikë në listë.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025