Lajme

Zvicër: 23 raste të reja të infektimit me Covid-19

Ky numër është paksa më i madh se ai i raportuar gjatë ditëve të fundit, por nuk tregon për ndonjë ndryshim të trendit të rënies

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 23 infeksione të reja me koronavirus, bën të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Ky numër është paksa më i madh se ai i raportuar gjatë ditëve të fundit, por nuk tregon për ndonjë ndryshim të trendit të rënies.

Deri të mërkurën pasidte  janë regjistruar gjithsej 31.011 raste infeksioni të konfirmuara nga laboratori, të raportuara nga BAG. Numrat e rasteve pësojnë një luhatje javore, që shkojnë drejt uljes në fundjavë. Gjashtëmbëdhjetë raste janë raportuar të martën, krahasuar me shtatë të hënën.

Deri më tani, sipas BAG 1675 njerëz kanë vdekur në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshtajnit. Kjo korrespondon me 20 vdekje për 100,000 banorë.

Sipas të dhënave të kantoneve që i përditëson agjencia e lajmeve Keystone- SDA, deri më tani në Zvicër kanë  vdekur 1920 persona.

97 për qind nga 1581 personat për të cilët disponohen të dhëna të plota, kanë vuajtur nga të paktën një sëmundje e mëparshme. Sipas BAG, tri sëmundjet e mëparshme që përmenden shpesh ishin: tensioni i lartë i gjakut (63%), sëmundjet kardiovaskulare (57%) dhe diabeti (26%).

Zyra Federale e Shëndetit Publik i referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjes të Mërkurën si pjesë e kërkesës për raportim.

Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, agjent shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 435,458. Në nëntë për qind të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv. Në 100,000 banorë, janë konstatuar 361 infeksione.