Lajme
Numri i ri i magazinës albinfo.ch, në shenjë të “heronjve të pandemisë”
Edhe numri aktual i magazinës ka për temë bosht pandeminë, gjegjësisht luftimin e saj

Nga sot, lexuesit do ta kenë në duar numrin më të ri, të muajit maj, të magazinës albinfo.ch. Ky numër vjen sërish në formatin standard, të shtypur, pas atij të prillit, që, për rrethana të njohura, u desh të dilte vetëm në versionin online gjegjësisht digjital.
Edhe në kohën kur ky numër është dërguar për shtyp, ashtu si dhe tani, kur po e bëjmë këtë shënim, vazhdojnë të vlejnë gjithandej masat e pandemisë, ndonëse të zbutura në një masë të konsiderueshme. Për këtë arsye edhe numri aktual i magazinës ka për temë bosht pandeminë, gjegjësisht luftimin e saj.
Tema si: portrete mjekësh dhe infermierësh shqiptarë të Zvicrës e të Kosovës që janë përballur me koronavirusin, njerëzish dhe familjesh që kanë pësuar nga pandemia, duke humbur familjarë, në Zvicër ose në atdhe, rrëfime njerëzore për pësimet nga më të ndryshmet që kanë ardhur po ashtu nga virusi në fjalë, janë në fokus të këtij numri.
Sigurisht, vendi i nderit këtu i takon kategorisë më të prekur nga pandemia: mjekëve dhe personelit shëndetësor. Ata janë “Heronjtë tanë”, siç i kemi emërtuar edhe në ballinë të numrit aktual
Po kështu segmentit ekonomik të pësimeve të shkaktuara nga pandemia, magazina albinfo.ch i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme. Këtë temë, ndikimin e koronavirusit në ekonominë zvicerane, e rrah edhe editoriali ynë, i shkruar nga një ekspert shqiptar i Zvicrës, ashtu si dhe barometri mbi shkallën e dëmeve që kanë pësuar bizneset shqiptare në Zvicër.
Magazina albinfo.ch vjen edhe me rubrikat e saj standarde që u kushtohen tematikave tjera jetësore, me fokus në jetën e diasporës.
E-Diaspora
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë Zgjedhësit që votojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 𝟏𝟏...
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
Jeta në Zvicër
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve Ticino është tradicionalisht një nga destinacionet më të njohura të udhëtimit gjatë festave të Pashkëve. Për...
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari