Autotech

372 mijë persona e padisin Volkswagen-in

Deri më tani skandali "dieselgate" i ka kushtuar VW-së më shumë se 28 miliardë euro

Rreth 372 000 pronarë gjermanë të makinave Volkswagen që besojnë se janë mashtruar, janë bashkuar me një veprim kolektiv, duke paditur gjigantin e automobilave.

Qindra mijëra njerëz u regjistruan në aksionin kolektiv në mes të nëntorit dhe 2 janarit, tha një zëdhënëse e Zyrës Federale të Drejtësisë për AFP, shkruan “The Local”.

Shoqata e konsumatorëve gjermanë paraqiti kërkesën e saj në një gjykatë në Brunswick, vetëm pak kilometra nga shtabi i Wolfsburgut të Volkswagen – më 1 nëntor, përcjell albinfo.ch.

VW pranoi në vitin 2015 se ka manipuluar 11 milionë vetura dizel, që do të dukeshin më pak ndotëse nën kushtet e testimit sesa në drejtimin e vërtetë.

Ata kërkojnë kompensim, dhe në rast se gjykata u jep të drejtë, atëherë dënimi për kompaninë gjermane do të jetë i madh, përcjell tutje albinfo.ch.

VW gjithmonë ka insistuar se pretendimet janë “të pabaza”.

Deri më tani skandali “dieselgate” i ka kushtuar VW-së më shumë se 28 miliardë euro.