Lajme
36 raste të reja në gjithë Zvicrën, asnjë i vetëm në vatrën e krizës, në Tiçino!
Përveç që nuk ka regjistruar asnjë vdekje, ky kanton, gjatë ditës së kaluar nuk ka raportuar as edhe një rast të ri infektimi
Gjatë 24 orëve të fundit, në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë raportuar 36 infeksione të reja me koronavirus. Pak më pak se një ditë më parë, kur ishin 39 raste ndërsa të dielën ishin raportuar 54 raste infeksioni, shkruan sda.ch.
E veçanta e këtyre 24 orëve të fundit ka të bëjë me Kantonin e Ticinos, transmeton albinfo.ch. Përveç që nuk ka regjistruar asnjë vdekje – kjo gjë kishte ndodhur edhe një ditë më parë – ky kanton, që ka qenë vatra e virusit në Zvicër, gjatë ditës së kaluar nuk ka raportuar as edhe një rast të ri infektimi.
Sipas BAG, deri më tani ka pasur gjithsej 30.380 raste infeksioni me koronavirus, të konfirmuara nga laboratori ose gjithsej 354 infeksione në 100,000 banorë.
Numri i vdekjeve të lidhura me sëmundjen e mushkërive Covid-19 në gjithë Zvicrën sipas agjensisë së lajmeve Keystone-SDA të martën ka qenë 1846, përcjell albinfo.ch. Siç dihet, Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme nga faqet e internetit të kantoneve dhe i përditëson ato dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje.
Ndërkaq, sipas BAG, numri i të vdekurve nga covid-19 ka arritur në 1,561. Kjo korrespondon me 18 vdekje për 100,000 banorë.
Shkalla e infeksionit ose numri i riprodhimeve ka rënë vazhdimisht nën 1 që nga 22 marsi, sipas Task Force federale shkencore Covid-19. Kjo do të thotë që një person i infektuar mund të infektojë më pak se një person tjetër, përcjell albinfo.ch. Sipas shifrave të fundit të disponueshme në faqen e internetit të Grupit të Punës, numri i riprodhimeve (i mundësisë së një personi për të infektiar të tjerët) më 1 maj ishte 0.7.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë