Kosova
36 raste me fruth po trajtohen në Klinikën Infektive

Pas raportimit të vdekjes së një foshnje 15-muajshe e diagnostikuar me fruth në Klinikën Infektive U.D. i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka vizituar këtë klinikë.
Në takim me drejtorin dhe kryeinfermierin e kësaj klinike, Naser Rrustemi, ai u njoftuar për numrin e rasteve të mjekuara deri tani dhe për masat që kjo klinikë ka ndërmarrë për të menaxhuar situatën.
Ramadani njoftoi se momentalisht në këtë klinikë janë duke u mjekuar 36 raste me fruth, prej tyre 4 janë në gjendje më të komplikuar, përderisa 75 raste të tjera, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, pas trajtimit janë liruar për në shtëpi. Sipas tij, pacientët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga foshnjat e deri tek mosha 40-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Sejdiu premtoi se do të angazhohet që së bashku me Bordin drejtues dhe Ministrinë e Shëndetësisë të përmirësohet gjendja qoftë për sa i përket furnizimit me barna dhe material shpenzues, por edhe infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të ndjeshme të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve Duke filluar nga fundi i vitit 2025, avionët zviceranë do të kenë ndarje më të mëdha...
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore
-
“Një këshillë – 673 milionë CHF”, shumë para federale shpenzohen për konsulentë dhe shërbime të jashtme