Lajme

36 miliardë €, vlera e kredive të kroatëve

Në fund të nëntorit, sipas Bankës Kombëtare Kroate, vlera e përgjithshme e kredive arriti në 281 miliardë kuna, ose rreth 36 miliardë euro, që është 0.4 për qind më shumë se në tetor.

Krahasuar me nëntorin 2013, gjithsej kreditë kanë shënuar rënie prej 2.4 për qind, transmetojnë mediat kroate.

Rënia vjetore e kredive në kuna pjesërisht është zbutur për shkak të dobësimin të kursit të këmbimit të kunës ndaj euros dhe frangës zvicerane me 0.6 për qind, ose 3 për qind.

Më shumë se 45 për qind e totalit të kredive përbëjnë kredi të qytetarëve, që janë 126.8, miliardë kuna (rreth 16 miliardë euro), në nëntor vazhduan trendin e rënies dhe në baza mujore kanë qenë më të ulëta me 0.1 për qind, ose çdo vit për 0.7 për qind.