Integrimi
350 gjuhë fliten nëpër shtëpi në SHBA
Në mesin e 350 gjuhëve nëpër shtëpi në SHBA është edhe shqipja, thotë Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për regjistrim.
Të paktën 350 gjuhë të ndryshme fliten nëpër shtëpitë në gjithë Amerikën. Bëhet fjalë për një shifër shumë më të madhe, për dallim nga të dhënat nga anketat e fundit, kur ishin regjistruar vetëm 39 gjuhë, pëcjell albinfo.ch lajmin e mediave amerikane.
Të dhënat e regjistrimit të lëshuar këtë javë tregojnë se shumica e popullatës flasin vetëm anglisht, por në shtëpitë e tyre ata flasin gjuhë të tilla, si spanjisht, kineze, franceze dhe vietnameze, ka gjuhë edhe të tjera që fliten nëpër shtëpitë e gjithë Amerikës.
Sipas sondazheve, me një përdorim të gjerë vijnë gjuhët holandeze, ukrainase, turke dhe rumune. Pastaj 150 dialekte të ndryshme të gjuhëve të Amerikës së Veriut fliten nga më shumë se 350 mijë njerëz, duke përfshirë dialektet Jupik Dakota, Apache, Cherokee dhe Keres.
Të dhënat e mbledhura në mes të 2009 dhe 2013 tregojnë “një gamë të gjerë të gjuhëve që fliten në Amerikë”, tha Erik Vikstrom nga statistikat e regjistrimit në SHBA.
Sondazhet kanë nxjerrë në pah numrin e gjuhëve që fliten në 15 zonat më të mëdha metropolitane në Shtetet e Bashkuara.
Në pjesën qendrore të Nju-Jorkut, duke folur të paktën 192 gjuhë, e ndjekur nga Los Angeles, me rreth 185 gjuhë, 168 gjuhë në Uashington, Seattle 166 gjuhë dhe Phoenix 163 gjuhë të ndryshme.
Qytetet e mëdha, ku përqindja më e lartë e popullsisë mbi moshën pesë vjeçare flasin një gjuhë tjetër përveç anglishtes janë Los Angeles dhe Miami.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit nga të dhënat që gjuhët e tjera janë përdorur në qytetet e mëdha, por në përmasa më të vogla, janë: Shqip, Bengalisht, Telugu, Malay, Tamil, Indonesian, Swahili, Punjabi dhe Pima.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë