Lajme

3,444 raste të reja janë regjistruar në Austri

Autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se në raportin e fundit 24-orësh janë shënuar 6,444 infektime të reja, transmeton albinfo.ch.

Numri i përgjithshëm ka arritur në 300,689 infektime me koronavirus në këtë shtet dhe se deri më tani janë kryer mbi 3 milionë testime gjithsej, që nga fillimi i pandemisë.

Sipas statistikave, numri i shërimeve ka arritur në 249,441 persona.

Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë infektuar dhe shëruar e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.