Futboll

34-vjeçari Salihi, protagonisti kryesor në Ligën e Dytë Austriake

ulmuesi shqiptar ka shënuar plot 19 gola deri tani në kampionat, duke qenë momentalisht golashënuesi i dytë më i mirë, pas Chabi të Riedit me 20 gola të shënuar

Sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi vazhdon të jetë protagonist te skuadra e Ligës së Dytë austriake, Wiener Neustadt, skuadër që është pretendent për t’u ngjitur në Bundesligë.

Sulmuesi shkodran shënoi edhe të dy golat e takimit që përfundoi në barazim 2:2, ndaj Austria Lustenaut, njërin prej të cilëve në minutën e 25-të dhe tjetrin në të 60-ën me penallti, përcjell albinfo.ch.

Salihit iu desh të rikuperojë dy herë disavantazhin për skuadrën e tij, që shpërdoroi një mundësi për të parakaluar Riedin dhe për të qenë më pranë rikthimit në Bundesligën austriake.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar plot 19 gola deri tani në kampionat, duke qenë momentalisht golashënuesi i dytë më i mirë, pas Chabi të Riedit me 20 gola të shënuar. Salihi është 34-vjeçar.