Lajme
34-vjeçari Gabriel Attal emërohet kryeministër i ri i Francës
Mediat franceze raportojnë se Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i Francës, pasi Emmanuel Macron synon të “ringjallë” presidencën e tij me një qeveri të re, përcjell albinfo.ch.
Në moshën 34-vjeçare, ai është kryeministri më i ri në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand më 1984.
Attal zëvendëson Élisabeth Borne, e cila dha dorëheqjen pas 20 muajsh në detyrë.
Gjatë gjithë asaj kohe ajo luftoi me mungesën e shumicës në Parlament.
Gabriel Attal, i cili aktualisht është ministër i Arsimit, tani do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.
Ngritja e tij ka qenë e shpejtë. Dhjetë vjet më parë ai ishte një këshilltar i panjohur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe një anëtar i socialistëve.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit