Lajme

34 pacientë me koronavirus, të shtrirë në spital

34 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre katër janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë pesë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ndodhet një pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, një pacient,

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-COVID,

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient i spitalizuar,

Spitali i Prizrenit, një pacient,

Spitali i Pejës, dy pacientë.