Kosova
Sa shpenzoi ministri që e quajti të trilluar masakrën e Reçakut
Për një vit e gjysmë, nga buxheti i Kosovës ka arkëtuar 32.600 euro si pagë njeriu që e quajti të trilluar masakrën e Reçakut
Për një vit e gjysmë, nga buxheti i Kosovës ka arkëtuar 32.600 euro si pagë njeriu që e quajti të trilluar masakrën e Reçakut. Gjatë së njëjtës periudhë, edhe dhjetëra e mijëra euro të tjera ka bërë shpenzime Ivan Todosijeviq, i cili ishte në krye të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nga shtatori i vitit 2017, kur ishte konstituuar Qeveria e Ramush Haradinajt, e deri në prillin e sivjetmë, kur shkaku i deklaratës ishte shkarkuar.
Në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër forcave të Serbisë që ushtronin krime në Kosovë, Todosijeviq kishte thënë se shkak për atë që e quante agresion ka qenë “e ashtuquajtura katastrofë humanitare në territorin e Kosovës, një Reçak i imagjinuar”, shkruan sot ‘Koha Ditore’.
Sipas këtij ish-ministri, që i përket Listës Serbe, i cili ishte në koalicion, ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, masakra “ka qenë pikërisht shpikje e shqiptarëve terroristë”. Pati dhënë këtë cilësim, ani se dëshmitar i masakrës ishte bërë edhe William Walker, njeriu që e drejtonte një mision vëzhgues ndërkombëtar, dhe që tha të ketë parë në Reçak krim kundër njerëzimit.
E gjithë fatura e shpenzimeve të Todosijeviqit për një periudhë prej 19 muajve sa e ka drejtuar MAPL-në kap shumën 56.828.20 euro, pa përfshirë këtu edhe celularin në vlerë 1.199.95 euro, që nuk e kishte marrë me vete kur ishte larguar nga Ministria.
Ndërkaq, i gjithë stafi politik i MAPL-së, prej kur Qeveria Haradinaj e ka marrë mandatin e deri në gushtin e sivjetmë, kur është shpërndarë Kuvendi, ka shpenzuar 333.474.08 euro, shkruan ‘Koha Ditore’, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë