CH-Ballkani
33 tonelata ndihma për të varfrit në Kosovë
“Kjo dërgesë është një rreze shprese kundër varfërisë së pamatshme të njerëzve në Kosovë. Ajo, familjeve që jetojnë atje u jep kurajë për jetën e tyre dhe shpresë për një të ardhme më të mirë”

Veshmbathje dimri, mobile, dritare dhe dyer po barten për në Kosovë. Gjithsej 33 tonelata!
“Kjo dërgesë është një rreze shprese kundër varfërisë së pamatshme të njerëzve në Kosovë. Ajo, familjeve që jetojnë atje u jep kurajë për jetën e tyre dhe shpresë për një të ardhme më të mirë”, shkruan nw.de. Këto fjalë i ka thënë kryetari i shoqatës “Familien in Not” (Familjet në nevojë), Georg Winkler në përcjellje të kamionëve me 33 tonelata ndihma që po niseshin nga Güutersloch-u për në Kosovë.
Katër veta: Georg Winkler, Doris Schröder, Raphael Dierks dhe Nico Glöckner, synonin që të mërkurën të kishin arritur me dy kamionët e tyre në Kosovë, ku si pikësynime i kanë Vushtrrinë dhe Graçanicën.
Në këta kamionë nuk guxonte të mungonin disa qindra paketa, dhurata për fëmijët e vuajtur nga fshatrat, transmeton albinfo.ch. Ato i kanë mbushur moshatarët e tyre, vajzat dhe djemtë nga kopshtet parashkollore dhe shkollat e qarkut Gütersloch.
Në dërgesat në fjalë përfshihen edhe mobile shkollore por edhe kompjuterë të riparuar dhe të përgatitur enkas për shkollat në Kosovë. Më tutje në këta kamionë ka edhe materiale të nevojshme për spitale. Për shpërndarjen e drejtë të tyre kujdesen Georg Winklerd dhe Doris Schröder.
E-Diaspora
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë Një grua 35-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën e saj për dhunë – më vonë ka...
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
Jeta në Zvicër
-
Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bernë ka hapur një ankand online për shitjen e inventarit...
-
Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale
-
Çfarë mund të ndodhë nëse fëmijët e humbasin shkollën në Zvicër?
-
Zvicër: Humb jetën një punëtor 28-vjeçar në kantierin e ndërtimit
-
Policia e Fribourgut e quan femicid vrasjen e gruas kosovare nga bashkëshorti në Epagny