Shkurt.ch
33.3 milionë njerëz të shpërngulur në botë
Po rritet numri i njerëzve, të cilët për shkak të konflikteve ose në situata krize janë shpërngulur brenda vendit ose nga njëri vend në tjetrin.
Vitin e kaluar numri i tyre ka tejkaluar shifrën rekorde prej 33.3 milionë njerëzish.
Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, të publikuar në Gjenevë, 63 për qind e tyre janë në pesë vende: Siri, Kolumbi, Nigeri, Republikën Demokratike të Kongos dhe në Sudan.
“Të gjithë duhet të jenë të shqetësuar në lidhje me këta numra dhe tendencën në rritje të vazhdueshme”, tha komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres, i cili ishte i pranishëm në publikimin e raportit në Gjenevë, të realizuar nga Qendra e Monitorimit të të Zhvendosurve.
Rekordi është arritur me Sirinë, ku në çdo minutë një familje e braktis shtëpinë dhe ik në një vend tjetër, thuhet në raportin e publikuar në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










