Shqiperia
31-vjeçarja shqiptare vdes në një aksident tragjik në Rimini të Italisë
Një 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë në Rimini të Italisë, ndërsa shoqja e saj 21-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku e reja, identiteti i së cilës nuk është i ditur ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjeçareje me origjinë indiane dhe të dyja, duke ecur anash në rrugë, janë përplasur nga makina, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
31-vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë. Sipas mediave italiane, ai është rreth 60 vjeç dhe ishte duke shoqëruar një të afërm në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026