Lajme

31 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.116 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.491.

Në total numri i rasteve aktive është 675.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 275 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.912 doza të vaksinës.